Swe Eng

DALJA NGA QORRSOKAKU - NDIHMA PËR VITKIMËN E TREGTISË ME NJERËZ

Tregtia me njerëz është krim serioz. Aty kemi të bëjmë me kontrollimin dhe shfrytëzimin e qenies njerëzore. Kjo mund të bëhet ose duke mashtruar, duke bërë presion, duke kërcënuar, duke shantazhuar ose duke shfrytëzuar dobësinë ose ndjeshmërinë e tjetrit, për të arritur dobi financiare ose të ndonjë lloji tjetër. Duke përdorur këso metodash njeriut mund t'i imponohet veprimi kundër vullnetit të vet, p.sh.:

  • për të shitur seks
  • për të punuar në kushte të këqija
  • për të vjedhur
  • për të lypsur
  • për t'u martuar
Krimi i tregtisë me njerëz shpeshherë nuk është vetëm një ngjarje e veçantë por zinxhir ngjarjesh, që mund të vazhdojë madje me vite të tëra. Mundësitë e viktimës së tregtisë me njerëz për të dalë nga ajo situatë ose për të kundërshtuar shfrytëzuesit, shpeshherë janë të vogla pa ndihmën nga jashtë.

A jam unë viktimë e mundshme e tregtisë me njerëz?

Identifikimi i tregtisë me njerëz mund të jetë i vështirë e as viktima nuk e di çdo herë që ka rënë viktimë e tregtisë me njerëz. Shih, a po mund ta identifikosh veten nga pyetjet e mëposhtme. Nëse përgjigjesh me ”po” në një ose më shumë pyetje, është e mundur që ke rënë në një situatë që i referohet tregtisë me njerëz.
 
  • A po të bën ndokush presion për të bërë diçka që nuk do të dëshiroje ta bësh?
  • Nëse je i/e varur nga narkotikët/alkooli, a po e shfrytëzon ndokush varësinë tënde për të të shtyrë të bësh gjëra që nuk do të dëshiroje t’i bësh?
  • A po e shfrytëzon ndokush qëndrimin tënd ilegal në Finlandë, për të të shtyrë që të bësh gjëra që nuk do të dëshiroje t’i bësh?
  • A po e shfrytëzon ndokush gjendjen që ti nuk ke banesë ose nuk ke të holla, për të të shtyrë që të bësh gjëra që nuk do të dëshiroje t’i bësh?
  • A po të kërcënon dikush se do të të paraqesë te autoritetet zyrtare nëse nuk iu bindesh kërkesave të tij?
  • A po të kërcënon ndokush se do të ta merr fytyrën para familjes ose miqve tuaj nëse nuk iu bindesh kërkesave të tij?
  • A i ke ndonjë borxh personit, i cili të bën presion për të vepruar kundër dëshirës tënde?
  • A të ka kërcënuar dikush ty ose të afërmit tuaj?
  • A po frikohesh për sigurinë tënde ose të të afërmëve tuaj?
  • A të është paguar rrogë tepër e vogël ose nuk të është paguar rrogë fare, por nuk ke mund të bësh asgjë në lidhje me këtë?
  • A ta kanë ndaluar të flasësh për punët tua ose të kërkosh ndihmë?
  • A ta kanë kufizuar lëvizjen e lirë, ose a mund të lëvizësh vetëm nën mbikëqyrje të ndokujt tjetër?
  • A po të duket që nuk ka dalje nga kjo situatë?

Viktima e tregtisë me njerëz ka të drejtë për ndihmë

Viktima e tregtisë me njerëz ka të drejtë për ndihmë dhe për shërbime. Këso shërbimesh janë, për shembull:

  • Akomodimi i sigurt
  • Shërbimet shëndetësore
  • Shërbimet sociale
  • Mbështetja për jetesë ose paratë e pranimit
  • Keshillimi ligjor dhe ndihma juridike sipas ligjit
  • Shërbimet e interpretimit dhe përkthimit
  • Këshillimet dhe udhëzimet për zgjidhjen e situatës tënde
  • Kthimi i mbështetur vullnetar në atdheun tënd, nëse dëshiron të kthehesh
  • Këshillimet dhe udhëzimet në lidhje me aplikimin për leje të qëndrimit
  • Ndihma për bërjen e denoncimit penal si dhe në procedurën penal
Ndihma ofrohet pa ngurruar, pra ti nuk ke nevojë të jesh i/e sigurt se a ke rënë viktimë e tregtisë me njerëz. Ndihma të jepet pavarësisht nga shtetësia, mosha, gjinia ose orientimi seksual, religjioni ose pikëpamjeve tua politike. Mund të marrësh ndihmë edhe mbase:

  • do të ishe futur në atë situatë fillimisht me vullnetin tënd
  • do të ishe fajësuar edhe vet për vepra penale
  • do të ishe duke qëndruar ilegalisht në Finlandë

Mund të të ndihmojmë vetëm nëse kërkon ndihmë.

Në Finlandë viktimave të tregtisë me njerëz ndihmë u ofron sistemi i ndihmimit të viktimave të tregtisë me njerëz, e i cili sistem është autoritet zyrtar shtetëror. Sistemi i ndihmimit ka një numër telefoni që punon non-stop e ku mund të kontaktosh dhe të tregosh për situatën tënde dhe nevojat tua. Numri i telefonit është:

+358 (0)2 954 63 177

Nuk je i/e detyruar të pranosh shërbimet tona nëse kontakton me ne, por ti me sistemin e ndihmimit mund të bisedosh në lidhje me atë se çka do të nënkuptonte pranimi i ndihmës pikërisht në rastin tënd. Mund të kontaktosh me sistemin e ndihmimit edhe me anë të formularit në internet.

Viktimave të tregtisë me njerëz u ofrojnë ndihmë gjithashtu edhe organizata që veprojnë kundër tregtisë me njerëz. Ato organizata u ofrojnë viktimave të tregtisë me njerëz shërbime me qasje të lehtë.

Kontakto pa frikë. Ne të ndihmojmë.